LAJME / E Hënë 21 Dhjetor 2020, 22:10

Greqia jep lajmin e madh për shqiptarët që jetojnë aty/ Ja cfarë do të ndodhë me ta

Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.

Sipas njoftimit bëhet me dije se dokumentet e lëshuara nga shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 ? 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.

Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit.

Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar.

Ndërkohë një afat i tillë nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.