Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë sa më parë për dokumentet ID kartë dhe pasaportë, pasi zyrat e aplikimit do të qëndrojnë hapur dhe ditën e sotme.
?Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune.
Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike.
Po u skadon karta
?Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t?i drejtohen zyrave të aplikimit për t?u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t?i lëmë për ditën e fundit? u shpreh Bledar Doracaj.
Mos harroni, çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike.