Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në lëkurën tuaj, duke filluar nga ekspozimi në diell e deri te kimikalet që gjenden në produktet tuaja të make up-it.
Ama para se t?i drejtoheni ilaçeve të ndryshme për heqjen e këtyre problemeve, më mirë është të provoni këtë maskë natyrale.
Gjithçka që ju duhet janë: Sodë buke, uthull dhe mjaltë.
Dihet se soda e bukës ka veti natyrale antisepktike dhe antipezmatuese, të cilat ndihmojnë në heqjen e akneve.
-Kurse u Uthulla përmban acide alfa hidrokse të cilat i largojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe rrjedhimisht bën që lëkura juaj të duket më e shëndetshme.
-Mjalti, sakaq, njihet falë vetive të veta antibakteriale.
Përgatitja:
Fillimisht shtoni 1 lugë gjelle uthull, 2 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle sodë buke në një tas. Hidhini pak ujë derisa të krijohet maska në formë paste.
Receta dhe përdorimi:
Pastrojeni mirë fytyrën; Përdorni një leckë për ta tharë fytyrën; Vini maskën dhe lëreni për 5-10 minuta. Pastaj pastrojeni me ujë të nxehtë, pastaj me ujë të ftohët.
Aplikojeni këtë maskë disa herë në javë.
[xyz-ihs snippet="You-tube"]