Vjen lajmi i forte, ja sa do kushtojë pashaporta nga 1 Janari

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të
pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe përfshin fëmijët nën 16 vjeç,
personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Demo përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se kush përfiton nga ulja e tarifave. Ai ka bërë me dije se fëmijët nën 16 vjeç, tarifa e pasaportës do të ulet nga 7,500 lekë në 6,000 lekë.
Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të kushtojë 6,000 lekë nga 7,500 lekë. Ndërkohë, për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit do të ulet nga 1,500 lekë në 1,000 lekë.
Sipas ministrit, qëllimi i kësaj nisme është lehtësimi i kostove për qytetarët, reduktimi i burokracive dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike.
Fjala e plotë e Demos:
Nga 1 janari ulim tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Kam firmosur urdhrin dhe konkretisht: Për fëmijët nën 16 vjeç, pasaportat ulen nga 7,500 në 6,000 lekë. Për personat me aftësi të kufizuara karta e identitetit ulet nga 1,500 në 1,000 lekë dhe pasaportat nga 7,500 në 6,000 lekë. Për qytetarët mbi 65 vjeç karta e identitetit nga 1,500 në 1,000 lekë. Ky është një angazhim që mora gjatë vizitës së fundit në identiTek dhe sot jam rikthyer për ta mbajtur. Për shumë familje çdo shpenzim ka rëndësi. Prandaj është detyra jonë që t’ua lehtësojmë marrjen e shërbimeve publike, me cilësi sa më të lartë. Por dua të jem i qartë: Qytetarët duhet të paguajnë më pak dhe të shërbehen më mirë! Më pak burokraci, më pak pritje dhe më shumë kujdes, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk mund t’i kërkojmë qytetarit që të kuptojë vështirësitë e institucionit, nëse institucioni nuk kupton vështirësitë e qytetarit. Sot jam rikthyer me një premtim të mbajtur. Dhe do ta ndjek personalisht zbatimin e tij. Më pak kosto, më shumë respekt për qytetarin.
Më të Lexuarat

LAJME
Majko tr*ndit sërish me çfarë zbuloi: Fevziut i pëlqejnë videot s*ksi, ndoshta ai ka…(Video)

LAJME
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Europës?

LAJME
“Rama po keqpërdor RENEA-n për protestuesit!”- Poli Hoxha: Kryeministrit i kanë humbur nervat, më 28 Nëntor do të jetë finalja e madhe
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Vjen lajmi i forte, ja sa do kushtojë pashaporta nga 1 Janari
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për...

LAJME
Majko tr*ndit sërish me çfarë zbuloi: Fevziut i pëlqejnë videot s*ksi, ndoshta ai ka…(Video)

LAJME
Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Europës?

LAJME