Vende të reja pune në Austri, ja kush mund të përfitojë nga mundësia sezonale

Nga Class• 26 November 2026

Vende të reja pune në Austri, ja kush mund të përfitojë

Austria ndan 2.000 vende pune sezonale për Ballkanin

 Perëndimor, përfshihet edhe Kosova

Nga 1 dhjetori 2026 do të hyjë në fuqi një rregullore e re në Austri,

 e cila parasheh një kuotë të posaçme për punësimin

sezonal të shtetasve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Sipas rregullores së re, autoritetet austriake kanë paraparë gjithsej 2.000 vende pune për punëtorët nga këto vende, kryesisht në sektorin e turizmit, ku nevoja për fuqi punëtore rritet gjatë sezonit me fluks të shtuar të vizitorëve.

Kjo skemë e re do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës dhe vendeve të tjera të përfshira që të angazhohen në punë sezonale në industrinë turistike austriake, duke krijuar një mundësi shtesë për qasje në tregun e punës në Austri.

Kuota e posaçme synon të mbështesë sektorin e turizmit me punëtorë nga rajoni, ndërsa për qytetarët e Kosovës përbën një mundësi të re për punësim sezonal në një nga tregjet e rëndësishme evropiane të punës.

Rregullorja do të nisë zbatimin më 1 dhjetor 2026, ndërsa skema parasheh përfshirjen e shtetasve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor në këtë mundësi punësimi.