Lajm i mirë për mërgimtarët tanë në Gjermani

Nga Class• 26 November 2026

Lajm i mirë për mërgimtarët tanë në Gjermani

Gjermania rrit pagën minimale nga janari 2027,

mbi 6 milionë punëtorë përfitojnë**

Paga minimale për orë pune në Gjermani do të rritet nga 1 janari 2027,

duke arritur në 14,60 euro bruto. Kjo përfaqëson një rritje prej 70

 centësh krahasuar me pagën aktuale prej 13,90 eurosh për orë.

Nga ky ndryshim pritet të përfitojnë më shumë se gjashtë milionë punëtorë, veçanërisht personat me të ardhura më të ulëta, të punësuarit me orar të pjesshëm dhe ata që punojnë përmes skemës së njohur si “mini-job”.

Me rritjen e pagës minimale për orë, do të ndryshojë edhe kufiri maksimal i të ardhurave mujore për mini-job. Nga 1 janari 2027, ky kufi do të jetë 633 euro në muaj, ndërsa aktualisht është 603 euro.

Kjo do t’u mundësojë punëtorëve të angazhuar në mini-job të vazhdojnë të punojnë mesatarisht rreth 10 orë në javë, pa pasur nevojë të reduktojnë orarin për shkak të rritjes së pagesës për orë.

Rritja e fundit e pagës minimale në Gjermani u bë në janar të vitit 2026, kur ajo u përcaktua në 13,90 euro bruto për orë pune.