Veliaj i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun...

Para nisjes së Asamblesë Socialiste, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës.
Por, ky i fundit përplasjen me të e “vulosi” duke e shkarkuar nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës
dhe duke ia besuar atë dy emrave të rëndësishëm, ministrit të Brendshëm Ervin Demodhe zv.kryeministres Albana Koçiu.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama ka vendosur të “falë” rebelimin nga burgu te Erion Veliaj, duke u kërkuar socialistëve që të mos votojnë për përjashtimin e tij, sepse aktualisht kryebashkiaku është në qeli.
“Atë (Veliajn) jo, ai i ka duart e lidhura”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.
Taulant Balla mbetet si drejtues politik i qarkut të Tiranës. Ogerta Manastirliu s’do të jetë më në drejtimin politik të bashkisë së Tiranës, një lëvizje kjo që lë të nënkuptuar që s’do të jetë as një nga kandidatët potenciale për drejtimin e bashkisë se Tiranes.
Rama permes votimit ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit, si edhe të avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës.



