U publikua GTA 6/ Policia amerikane del me mesazhin e papritur per lojtaret

Lançimi i shumëpritur i videolojës Grand Theft Auto VI ka sjellë jo vetëm entuziazëm mes fansave,
por edhe një reagim me nota humori nga disa departamente policie
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, autoritetet u kanë bërë thirrje lojtarëve që të mos
ngatërrojnë botën virtuale me realitetin.
Pas 13 vitesh pritjeje për kapitullin e ri të një prej video-lojërave më të njohura në botë, fansat mund të rikthehen në një univers ku vjedhja e makinave, arratisjet nga policia dhe kaosi në qytete janë pjesë e lojës.
Por policia amerikane ka një mesazh të qartë: gjithçka duhet të mbetet brenda ekranit.
Departamenti i Policisë së Atlantës ishte ndër të parët që reagoi me një mesazh ironik, duke kujtuar se, ndonëse GTA nuk është një vend real, Atlanta është.
“Luani lojën, por mos u përfshini aq shumë sa të përfundoni në burg”, shkruhej në reagimin e tyre.
Policia paralajmëroi se drejtimi i makinës në gjendje të dehur, shpejtësia e rrezikshme, vjedhja e automjeteve dhe dhuna kanë pasoja të vërteta jashtë lojës.
Edhe Departamenti i Policisë së Denverit iu bashkua kësaj thirrjeje, duke ironizuar një prej elementeve më të njohura të lojës: nivelin me pesë yje të ndjekjes policore.
“Ju lutemi, mbajini të gjitha aktivitetet e GTA vetëm brenda videolojës. Vjedhja e makinave është ende e paligjshme. Arratisja nga policia është ende e paligjshme. Pesë yje nuk janë një arritje që do t’jua japim ne”, shkruhej në postimin e tyre.
Mesazhe të ngjashme erdhën edhe nga autoritetet në Pima County, Arizona, të cilat kujtuan se në jetën reale nuk ekzistojnë kode mashtrimi, ringjallje apo mundësi për të rifilluar një mision pasi diçka shkon keq.
Ndërkohë, policia e San Antonios publikoi edhe një video me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Nuk do të donim t’i shihnim aftësitë tuaja në lojë të shfaqeshin në jetën reale. Luani mirë dhe jetoni me përgjegjësi”.
Edhe Departamenti i Policisë së San Juan iu bashkua humorit, duke pranuar entuziazmin e fansave pas pritjes së gjatë, por duke shtuar: “E dimë që jeni të emocionuar. E dimë që keni pritur shumë. Por ajo që ndodh në GTA 6, duhet të mbetet në GTA 6”.
Duket se këtë herë, përpara se lojtarët të nisin aventurat e tyre virtuale, policia amerikane ka dashur t’u kujtojë një rregull të thjeshtë: në lojë mund të kesh pesë yje, por në rrugët e vërteta pasojat janë krejtësisht të ndryshme.
Më të Lexuarat

LAJME
SHOKUESE/31-vjeçarja akuzohet për incest, ja veprimet që kreu me djalin e saj 11-vjeçar!

LAJME
Veliaj nis hakmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës: Shkarkon Rigers Sheqerin dhe Zhaneta Beqirin, në listë edhe ...

LAJME
E pyetur për lidhjen e saj prej vitesh, Anxhela Peristeri zbulon pse e mban partnerin sekret
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
U publikua GTA 6/ Policia amerikane del me mesazhin e papritur per lojtaret
Lançimi i shumëpritur i videolojës Grand Theft Auto VI ka sjellë jo vetëm entuziazëm mes fansave, por edhe një reagim me n...

LAJME
SHOKUESE/31-vjeçarja akuzohet për incest, ja veprimet që kreu me djalin e saj 11-vjeçar!

LAJME
Veliaj nis hakmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës: Shkarkon Rigers Sheqerin dhe Zhaneta Beqirin, në listë edhe ...

LAJME