U dhunua nga efektivët gjatë protestës, deputeti Kapri viziton të riun tek Trauma

Nga Class• 14 October 2026

U dhunua nga efektivët gjatë protestës, deputeti Kapri viziton

Sipas Kaprit, i riu është dhunuar nga 6 efektivë njëkohësisht, gjatë protestës së sotme

 te Ministria e ArsimitDeputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka publikuar një video në rrjetet sociale,

ku shihet se ka vizituar në spital, një nga të rinjtë që u dhunua gjatë protestës.

Sipas Kaprit, i riu është dhunuar nga 6 efektivë njëkohësisht, gjatë protestës së sotme

te Ministria e Arsimit. Më pas ai u shoqërua nga policia, ndërsa në këto momente ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Protesta nisi me tensione ku studentët, pasi kanë thyer kangjellat e rrugës, i kanë përdorur për të thyer edhe kangjellat rrethuese të godinës. Pas kësaj, kanë ndërhyrë forcat speciale, të cilat kanë krijuar një kordon sigurie për të mos i lejuar studentët të hyjnë në ambientet e ministrisë. Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, por stuedentët kanë vijaur tubimin.