“SPAK ka trokitur në oborrin e Edi Ramës”/ Blendi Fevziu: Kryeministri do të përballet me zgjedhje

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar situatën aktuale politike
në vend dhe hetimet e SPAK-ut që kanë përfshirë zyrtarë të lartë.
Në një intervistë për Vizion Plus, Fevziu u shpreh se klima politike në vend i kujton fundin e viteve ’80,
duke theksuar se mungon frymëzimi si në radhët e mazhorancës, ashtu edhe në opozitë.
Sipas Fevziut, mazhoranca ndodhet nën presionin e hetimeve të SPAK-ut, ndërsa opozita nuk po arrin të krijojë një frymëzim të fortë për të ardhmen. Duke komentuar pozicionin e kryeministrit në raport me hetimet, moderatori theksoi se SPAK-u tashmë ka trokitur në rrethin e tij politik.
Sipas Fevziut, Rama do të përballet me vlerësimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përgjegjësia për vendimin për ta votuar sërish u takon vetë zgjedhësve.
“Atmosfera e sotme mua më kujton atmosferën e fundit të viteve të tetëdhjeta, ku inspirimi dhe besimi i njerëzve në diçka ka rënë. Gjithsecili mundohet të stabilizojë veten e tij, të bëjë punët e tij dhe nuk pyet për tjetrin, pra frymëzimi mungon nga të gjitha anët. Mazhoranca nuk ka si të ketë frymëzim sepse është nën goditjen e SPAK-ut dhe po dalin gjëra që shpeshherë janë të frikshme. Nga ana tjetër, edhe opozita nuk ka ndonjë frymëzim të madh për të impresionuar për të ardhmen. Përgjegjësia penale është individuale, përgjegjësia politike është kolektive.
SPAK po troket në oborrin e Ramës, ka trokitur më saktë. Përgjegjësia publike politike është më e gjerë, nuk mund të jetë e një personi të vetëm. Është e lidershipit. Kështu që Rama do të përballet me zgjedhjet, por pastaj në qoftë se shkojnë dhe e votojnë përsëri, ky është një problem tjetër. Unë ju kam thënë dhe dëgjoj shpeshherë në protestë, kam dëgjuar njerëz që thonë: “E votova katër herë, por u zhgënjeva”. Në qoftë se ke votuar katër herë, mos u zhgënje më, se një herë të falet, ja edhe dy herë po ta fal, por katër herë tejkalohet.”- tha Fevziu.
Më të Lexuarat

LAJME
“SPAK ka trokitur në oborrin e Edi Ramës”/ Blendi Fevziu: Kryeministri do të përballet me zgjedhje

LAJME
E fundit! Dh*nohet me shkopinj bejsbolli doktori i njohur shqiptar, i zunë pritë sapo doli nga banesa dhe... (EMRI)

LAJME
U dhunua nga efektivët gjatë protestës, deputeti Kapri viziton të riun tek Trauma
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Identifikohet polici që dh*noi të moshuarin
Mario Skënderi dyshohet të jetë efektivi i policisë i përfshirë në një prej akteve më tronditëse të...

LAJME
“SPAK ka trokitur në oborrin e Edi Ramës”/ Blendi Fevziu: Kryeministri do të përballet me zgjedhje

LAJME
E fundit! Dh*nohet me shkopinj bejsbolli doktori i njohur shqiptar, i zunë pritë sapo doli nga banesa dhe... (EMRI)

LAJME