Trgjike/ Konfirmohet nje tjeter humbje jete nga shprthimi (EMRI)

Nga Class• 5 November 2026

Trgjike/ Konfirmohet nje tjeter humbje jete nga shprthimi (EMRI)

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi mesditën

e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura kanë gjetur nën rrënojat

e godinës trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro.

Viktima e dytë rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ibro, është pronari i apartamentit në katin e tretë ku dyshohet se nisi shpërthimi i bombolës së shtëpisë së tij dhe hodhi në tokë pallatin.

Si pasojë e shpërthimit gjeti vdekjen edhe një e moshuar 83 vjeçare ndërsa 10 persona të afiksuar morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi totalish pallatin duke e kthyer në të pabanueshëm. Struktura e pallatit u dëmtua tërësisht, 3 kate u bashkuan në një, fasadat u rrëzuan ndërsa banorët, të moshuar e fëmijë u evakuuan me shkallë emergjence nga ekipet zjarrfikëse. Ekspertët e vlerësuan godinën të pabanueshme, ndërsa Bashkia mori masa për strehimin e banorëve.