Erjon Vishkulli jep lajmin, sfida me e madhe e jetes se tij

Mëngjesin e kësaj të enjte, Erjon Vishkulli ka njoftuar se me 11 nëntor do t’i nënshtrohet
një tjetër operacioni, i cili do të jetë sfida më e madhe e jetës së tij,
pasi kjo ndërhyrje do të jetë vendimtarja për shkimin e tij.
“Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time,
ju informoj se më datë 11 nëntor do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë.
Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.
Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet!”, shkruan Vishkulli.
28-vjeçari nga Elbasani, u plagos me plumb gome në sy para dy javësh në protestën kombëtare që u mbajt në Tiranë, e thirrur nga të rinjtë dhe eksponentë të Partisë Demokratike. Plagosja e tij i shokoi të gjithë, pasi ai u shfaq në mes të turmës i gjakosur në syrin e majtë.
Pas ndërhyrjes së kryer me sukses, në spitalin Gemelli në Romë, Erjon Vishkulli doli nga ambientet e spitalit të enjten e kaluar, më 29 tetor, nga ku ndau një foto përbri të cilës shkruajti: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur.
Të mërkurën e ardhshme, më 11 nëntor, Erjoni do t’ i nënshtrohet operacionit të radhës në të njëjtin spital, ndërhyrje përmes së cilës shpresohet t’i shpëtohet shikimi në syrin e majtë të 28-vjeçarit.



