"ASTRITI ËSHTË MBYTUR NE BURG", KURTI I SIGURTË NË 10 VJETORIN E VDEKJES SË AKTIVISTIT

Nga Class• 5 November 2026

"ASTRITI ËSHTË MBYTUR NE BURG", KURTI I SIGURTË NË

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën

dhe kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ditën e sotme kanë bërë homazhe

tek varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kurti ka thënë se Kosova ia ka borxh Deharit dhe qytetarëve të saj zbardhjen

e rrethanave të vdekjes së tij. Ai shtoi se 5 vjet pa Astritin, nënkuptonin edhe 5 vite drejtësi të munguar për të.

Kurti ka thënë se Deharin e kanë mbytur në burgun e Prizrenit dhe se fajtorët nuk ishin dënuar. Ai ka thënë se duhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, ata të korrupsionit dhe krimit politik.

“Sot jam mbushur pesë vjet pa Astritin. Me shumë dhembje e mall, me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. Pesë vjet pa Astritin janë edhe pesë vjet pa drejtësi. U mbyt në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë derisa nuk ka drejtësi për Astritin dhe përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të. E kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për të gjithë me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Astritit edhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet dhe do të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, edhe për viktimat e krimeve gjatë luftës nga Serbia, edhe për viktimat e krimit të organizuar e korrupsionit, e edhe për viktimat e krimit politik, çfarë ishte edhe mbytja e Astritit në burg”, tha Kurti.

Avni Dehari, babai i Astritit kërkoi nga Prokuroria që të mos zvarriten rastet dhe sa më shpejt të zbardhet rasti i Astritit dhe rastet tjera që duhet të zbardhen.