Tragjedi/ Nuk arrinte të kontaktonte familjen, e afërmja njofton policinë, gjenden të vdekur prindërit dhe dy fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur
në banesën e tyre, pas një telefonate alarmi nga një e afërme që nuk po arrinte të kontaktonte me ta.
Ngjarja u zbulua më 19 nëntor, kur policia mori njoftimin nga një familjare,
e cila ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të komunikonte me asnjë prej personave që jetonin në banesë. Pas mbërritjes në adresën në Lunetta Court, efektivët zbuluan trupat e pajetë të katër personave, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas autoriteteve, dyshohet se 28-vjeçari Marcus Reyes Sr. ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Alayna Reyes, si dhe dy fëmijët e tyre, Marcus Jr., 8 vjeç, dhe Anastacia, 6 vjeçe.
Pas vrasjes së familjarëve, 28-vjeçari dyshohet se ka qëlluar edhe veten, duke i dhënë fund jetës. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një rast të dyshuar vrasjeje-vetëvrasjeje.
Pas tragjedisë, tezja e Alayna Reyes, Kim Vallejos, ka hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe, me qëllim mbështetjen financiare të nënës së viktimës. Deri më 24 nëntor, fushata kishte mbledhur afro 25 mijë dollarë.
Në mesazhin e publikuar për mbledhjen e ndihmave, Vallejos shpjegoi se fondet do të shërbejnë për të mbuluar nevojat e menjëhershme të familjes, mbështetjen e të afërmve dhe shpenzimet e tjera të shkaktuara nga kjo tragjedi.
“Po mbledh fonde për të ndihmuar motrën time me mbështetjen familjare, nevojat e menjëhershme dhe shpenzimet e tjera që vijnë pas vdekjes së vajzës së saj, Alayna-s, dhe nipërve e mbesës së saj, Marcus dhe Anastacia-s. Kjo humbje e paimagjinueshme na ka lënë zemërthyer. Ata ishin shumë të dashur dhe do të na mungojnë”, tha Vallejos.
Ngjarja ka lënë në zi familjarët dhe të afërmit, ndërsa autoritetet vijojnë trajtimin e rastit për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë./Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
NGJARJE E RËNDË NË TIRANË/ Ambasada Amerikane ngre shtetin në këmbë! Policia arreston shumë persona, thuhet se kanë…

LAJME
Tronditet politika! Altin Dumani i “hipën avionit” për të marrë në pyetje njeriun e shumëkërkuar! Dëshmia e tij do shkundë VENDIN

LAJME
Larg studios televizive, ja ku po e feston ditëlindjen moderatori i njohur i BBVK-së (FOTO)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Tragjedi/ Nuk arrinte të kontaktonte familjen, e afërmja njofton policinë, gjenden të vdekur prindërit dhe dy fëmijët e mitur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kat&...

LAJME
NGJARJE E RËNDË NË TIRANË/ Ambasada Amerikane ngre shtetin në këmbë! Policia arreston shumë persona, thuhet se kanë…

LAJME
Tronditet politika! Altin Dumani i “hipën avionit” për të marrë në pyetje njeriun e shumëkërkuar! Dëshmia e tij do shkundë VENDIN

LAJME