Larg studios televizive, ja ku po e feston ditëlindjen moderatori i njohur i BBVK-së (FOTO)

Nga Class• 24 November 2026

Larg studios televizive, ja ku po e feston ditëlindjen moderatori i njohur

Mes angazhimeve të shumta televizive në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”,

 moderatori Alaudin Hamiti ka gjetur pak kohë për veten, pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Dini ka udhëtuar sot drejt Dubait, ku prej disa ditësh po qëndrojnë disa nga ish-banorët e edicionit

të katërt të BBVK-së, të cilët po shijojnë pushimet e fituara gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

Moderatori u është bashkuar sot ish-banorëve, ndërsa nuk kanë munguar as fotografitë e para nga takimi i tyre.

Përmes një publikimi në Instagram, Alaudini është shfaqur në shoqërinë e Klodit, Londrimit dhe Labinot Haxhiut, teksa krahas fotografisë ka shkruar “Celebrating” (Duke festuar).

Larg studios televizive, ja ku po e feston ditëlindjen moderatori i njohur

Kështu, këtë vit, ditëlindja e moderatorit e ka gjetur larg studios televizive, por pranë disa prej personazheve që ai përcolli për muaj me radhë në rrugëtimin e tyre brenda BBVK-së.

Pas një mbrëmjeje të ngarkuar me spektaklin e së hënës, Dini po shijon disa momente larg angazhimeve profesionale.