Taulant Balla shperthen ndaj Elisa Spiropalit

Nga Class• 25 November 2026

Taulant Balla shperthen ndaj Elisa Spiropalit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,

ka reaguar për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

Balla deklaroi se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe

 rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, u shpreh Balla para gazetarëve.

“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi ai.