Avokati sqaron...
Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën
e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur se nuk ia beson
kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.
Sipas Ndrecës, dyshimet e Veliajt janë të kuptueshme, pasi operacioni në Spitalin Memorial në Fier
organizohet nga i njëjti institucion që, sipas tij, ka përgjegjësi për internimin politik të kryebashkiakut.
Ndreca tha se ndërhyrja kirurgjikale ishte planifikuar pa dijeninë dhe miratimin e tyre, duke theksuar se asnjë vizitë apo operacion nuk mund të organizohet pa konfirmimin e pacientit.
Ai ngriti shqetësime për mënyrën se si Drejtoria e Burgjeve ka trajtuar këtë çështje, duke kujtuar se një person i paraburgosur ka të drejtën të zgjedhë mjekun e tij, me shpenzimet personale.
Ndreca theksoi se është e kuptueshme që Veliaj të ketë rezerva për një ndërhyrje kirurgjikale nën narkozë, kur organizimi i saj bëhet nga i njëjti institucion që, sipas pretendimeve të tij, ka qenë i përfshirë në transferimin e tij.
‘Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama’, tha Ndreca.
Më të Lexuarat

LAJME
Murrizi: Spiropali do votojë sërish në rresht, 99% se kanë kuptuar

LAJME
Me makinë të blinduar dhe eskortë me 3 ushtarakë të armatosur, kush është Ilir Shyti, djali i “Mustaqekuqit” të Hakmarrjes për Drejtësi?

LAJME
“Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!” Monologu prekës i vëllait të heroit të UÇK-së që përcjell dhimbje të thellë!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Avokati sqaron...
Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e kryebashkiakut të Tiran...

LAJME
Murrizi: Spiropali do votojë sërish në rresht, 99% se kanë kuptuar

LAJME
Me makinë të blinduar dhe eskortë me 3 ushtarakë të armatosur, kush është Ilir Shyti, djali i “Mustaqekuqit” të Hakmarrjes për Drejtësi?

LAJME