Spiropali për Ballukun: Nuk e shoh si xhelat, por si vik*imë!

Spiropali për Ballukun: Nuk e shoh si xhelat, por si viktimë! Duhet të mbajmë përgjegjësi,
PS s’duhet ta hedhë trashëgiminë e saj në kosh (VIDEO)
‘Viktimë’ e quan Elisa Spiropali atë që shpesh ia cilësojnë si ‘rivale’, Belinda Ballukun.
Ajo shprehet se deputetja nuk pyet për integritet pasi “pushteti absolut korrupton tërësisht”.
Spiropali kërkon përgjegjësi politike nga PS dhe çrrënjosjen e modelit, ndërsa thekson se partia s’duhet të katandiset si të tjerat.
“Bela, Lali, Bela, Elisa. Vihen përballë njëri tjetrit në këtë model njerëz, për çfarë? Këtu nuk ka lidhje me emri, madje kam keqardhje për personin në fjalë që ma vini përballë sepse mendoni që ma vini xhelat, unë mendoj që është viktimë. Që nuk pyet për integritet, nuk ka kufij për mënyrën se si e ushtron legjitimitetin. Punët publike kanë ngelur rrugëve.
Unë mendoj që pushteti korrupton absolutisht, pushteti absolut korrupton tërësisht dhe nuk ka përjashtime nga kjo, në asnjë vend të botës sepse natyra njerëzore është e tillë nëse s’ka fre, ligje e institucione nëse s’ka kufi. Nuk janë kumbullat, dardhat, mollët, është bahçja që kontaminohet dhe më pas, përgjegjësia. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër, si kaloka kjo pa përgjegjësi? Në momentin që kam bërë letrën e dytë, në momentin që filluan protestat e dhunshme.
Njerëzit u ndien të shpërfillur sepse nuk mund t’i vëmë përballë pasyra, duhet të tregojmë besnikëri reale në funksion të forcimit të shtetit se kemi bërë shumë punë, nuk duhet ta hedhim gjithë trashëgiminë tonë në kosh dhe nuk duhet që PS të katandiset si të tjerat. Në këtë pikë ne duhet të çrrënjosim këtë model, t’i ofrojmë Shqipërisë diçka tjetër. Pse duhet të vuajë PS që të thirret nën armë kur s’ka qenë fare pjesë e vendimmarrjeve? Socialistët janë tërësisht të përjashtuar nga ndarja e pushtetit”, tha Spiropali.



