E fundit, ja cfare po paralajmerohet per te enjten ne Tirane

Ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar që shërbimi i transportit publik në Tiranë të nisë nga
ora 05:30 e mëngjesit, ditën e nesërme, më 26 nëntor, në kryeqytet do të ketë në lëvizje
urbana vetëm pas orës 08:00 të mëngjesit.
Shërbimi i transportit publik nesër do të ofrohet dy orë me vonesë në shenjë proteste ndaj
rritjes së propozuar të normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, përmes Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit 2027.
Nëpërmjet një kërkese drejtuar mediave, Shoqata e Transportit publik bën me dije se kjo rritje do të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe një barrë shtesë financiare për qytetarët.
Për rrjedhojë ata kanë pezulluar punën e tyre për çka Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban thekson se qëllimi i tyre është shmangia e rritjes së çmimit të biletës dhe transferimit të kostove shtesë te qytetarët.
Më tej ata kanë kërkuar mirëkuptimin e pasagjerëve dhe u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë kërkesat e tyre.
Më të Lexuarat

LAJME
"DRIDHET HAGA", Politikani i fuqishëm botëror kërkon lirimin e menjëhershëm të Thaçit dhe të tjerëve

LAJME
Dyshohet se u ab*zua nga 7 persona, 13-vjeçarja nga Shkodra vodhi bizhuteri në shtëpi dhe u largua drejt Tiranës

LAJME
EMRI/ Nga Saranda për të vr*rë anëtarin e mafies greke, identifikohet 48-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkëpunëtori
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
E fundit, ja cfare po paralajmerohet per te enjten ne Tirane
Ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar që shërbimi i transportit publik në Tiranë të nisë nga ora 05:30 e mëngj...

LAJME
"DRIDHET HAGA", Politikani i fuqishëm botëror kërkon lirimin e menjëhershëm të Thaçit dhe të tjerëve

LAJME
Dyshohet se u ab*zua nga 7 persona, 13-vjeçarja nga Shkodra vodhi bizhuteri në shtëpi dhe u largua drejt Tiranës

LAJME