Shqipëria, apo Rama? Kryeministri të japë dorëheqjen sa më parë, thotë ish ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela
Nga Class•
18 October 2026

Ish ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela, në një apel publik të bërë sonte,
vlerëson se "dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot
është domosdoshmëri historike".
Juristi i njohur evidenton se gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë dhe pohon se protesta e rinise studentore është shumë e fortë.
Ndërsa shton: Rinia ështe rini!
Pyetja thelbësore është kjo:
Shqipëria apo Rama?
Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?
Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK".



