Rusia i përgjigjet Ramës: S'kemi gisht në protesta, mos ua hidh fajin të tjerëve

Nga Class• 18 October 2026

Rusia i përgjigjet Ramës: S'kemi gisht në protesta, mos ua

Akuzat e kryeministrit Edi Rama për përfshirje të Rusisë dhe Iranit

në protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë sjellë një reagim nga Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova,

ka kundërshtuar pretendimet e kreut të qeverisë shqiptare, duke i kërkuar të mos ua atribuojë aktorëve të huaj pakënaqësinë e qytetarëve.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve të brendshme i takon vetë autoriteteve shqiptare.

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.

Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve.Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

Reagimi i Moskës vjen në ditën e gjashtë të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, ndërsa tubimet dhe tensionet kanë prekur edhe qytete të tjera të vendit.

Deklarata e Zakharovës kundërshton versionin e paraqitur nga Rama për ndikimin e mundshëm të faktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë.