SHOWBIZ / E Martë 7 Nëntor 2023, 00:12

Zbulohen dy këngëtarët e njohur që do jenë pjesë e jurisë së X Factor Albania

Pak javë më parë u bë me dije se “X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan. Nga ai moment shumë emra janë përfolur si anëtarë jurie.

Së fundmi burime për “News31” bëjnë me dije se në juri do të jenë Elhaida Dani, e cila është fituese e një talent-show të ngjashëm në Itali dhe Mc Kresha, një nga reperët më të suksesshëm vitet e fundit në tregun tonë.

Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.