SHOWBIZ / E Diel 10 Maj 2026, 13:01

Yje bukurie! Njihuni me dy vajzat e Moza Ahmetit, do habiteni çfarë zanatesh kanë në jetën e tyre

Shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të “Ferma VIP 3”, falë karakterit të saj unik, batutave spontane dhe momenteve emocionale që ka dhuruar në reality show.

Rrjetet sociale janë mbushur me video dhe komente për “Mozën”, ndërsa publiku po njeh çdo ditë më shumë anën e saj njerëzore dhe karizmatike. Megjithatë, përtej ekranit, shumë pak dinë për jetën private të shkrimtares.

Mimoza Ahmeti është nënë e dy vajzave dhe ish-bashkëshorti i saj është studiuesi i njohur Aurel Plasari.

 

Së fundmi, vajzat e saj surprizuan shkrimtaren brenda fermës duke i dërguar një dron me një mesazh prekës, moment që emocionoi jo vetëm Mimozën, por edhe publikun që ndjek spektaklin.

Vajza e saj, Eir, ka ndjekur rrugën artistike të nënës, duke u angazhuar si shkrimtare, piktore dhe kantautore.

Ndërsa Luka është fizioterapiste e licencuar dhe punon e jeton në Kanada./ilirianews.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE