LAJME / E Hënë 7 Shtator 2026, 20:08

Shokuese/ Detyroi 16-vjeçaret të pr*stituonin, arrestohet 33-vjeçari në Greqi (Detajet)

Një 33-vjeçar është arrestuar më 5 shtator në Ilioupoli të Greqisë, pasi dyshohet se kishte rekrutuar dhe shfrytëzuar seksualisht dy vajza 16-vjeçare.

Sipas Policisë greke, i riu akuzohet se u siguronte klientë të miturave dhe organizonte takimet e tyre kundrejt përfitimit financiar.

Hetimet ndaj 33-vjeçarit u kryen nga një ekip special i Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, ndërsa prangosja u bë në bazë të një urdhër-arresti. Sipas autoriteteve, veprimtaria e dyshuar kishte nisur të paktën që nga qershori i këtij viti.

Policia thotë se 33-vjeçari publikonte reklama në faqe interneti erotike, ku përfshiheshin fotografi të dy të miturave dhe numri i tij i telefonit. Përmes këtyre reklamave, ai dyshohet se kontaktonte personat e interesuar dhe caktonte takimet me vajzat.Gjatë arrestimit, 33-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë. Në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme provash dixhitale, si dhe 45 gramë kanabis i papërpunuar.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore të mitura me qëllim shfrytëzimin seksual, rrëmbimin e një të mituri për përfitim, pornografinë me të mitur përmes sistemeve informatike, prostitucionin e përsëritur, dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe shkeljen e legjislacionit për substancat narkotike.

Pas arrestimit, 33-vjeçari është dërguar përpara Prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit për të cilin akuzohet.