
Një moment i tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e BBVA, ku dëgjohet Keijsi t’i drejtohet Ina Aderit me fjalët: “Do hash grushta, shih këtu.
Do hash grushta po them kur të dalim jashtë”.Megjithatë, nuk dihet ende qartë rrethanat dhe arsyeja pse Keijsi i ka drejtuar këto fjalë Inës. Kjo ka lënë vend për interpretime dhe reagime të shumta nga publiku.
Hyrja e Inës pak ditë më parë ka sjellë tensione dhe konflikte të forta në shtëpi, veçanërisht pas hapjes së Kutisë së Pandorës nga Stelina, ku u zbulua se Keijsi, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie, ishte puthur në buzë me Inën gjatë ditëlindjes së saj.
Situata u bë edhe më e vështirë për Stelinën, e cila si pasojë e sfidës u detyrua të jetonte si banore e vetme në një ambient të përbashkët me Ina Aderin vajzën që u shfaq në video duke u puthur me ish-partnerin e saj.Momentet e tensionit vazhdojnë të mbajnë të ndezur atmosferën në shtëpi, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme mbi atë që realisht ndodhi mes banorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
