
Drama Ledri-Dafi-Sara vazhdon. Gjithçka nisi nga komenti i Ledrit "Ti kom dhon krejt" dhe pikërisht ky koment i është bërë tani edhe Sara Hoxhës. Kjo e fundit nuk e ka përtuar një përgjigje dhe i ka replikuar ndjekëses: "Ama prap më le vetëm".
Vargjet që shkaktuan sherrin janë: "T’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”.
Pas thumbave dhe deklaratave të shumta në rrjet, së fundmi pati një reagim edhe nga Elgit Doda, i cili është bashkëpuntor në këngën e Dafinës dhe prodhues i këngës së Ledrit. Elgiti tha se ndjen përgjegjësi për të sqaruar të gjithë zhurmën e shkaktuar dhe kërkoi falje publike që ka përdorur të njëjtin varg në të dyja këngët.
