
Pas diskutimeve të forta që përfshinë shtëpinë dhe spektaklin e fundit të “Prime në BBVA”, ku u vu në qendër të vëmendjes çështja e çarçafëve dhe higjienës personale të Brikenës, reagimet nga jashtë nuk kanë munguar.
Akuzave dhe komenteve të banorëve u është përgjigjur së fundmi stilisti i njohur, Niko Komani. Ai ka dalë publikisht në mbrojtje të Brikenës, duke u mbështetur në njohjen e tij personale dhe eksperiencën e drejtpërdrejtë të punës me të.
Komani riktheu në vëmendje kohën kur ata bashkëpunuan në “Supernova”, duke hedhur poshtë me bindje pretendimet se ajo nuk është një vajzë e kujdesshme me higjienën e saj. Përmes një video, ai u shpreh:
“Duke pasur parasysh eksperiencën që kemi pasur me Brikenën në Supernova, mund të them nëse është e pastër apo jo. Brikena gjithmonë ka qenë shumë e rregullt dhe e kujdesshme për veten.
Ajo përdorte make-up, por në mënyrë të rregullt dhe të pastër. Edhe kur ulej në vende të bardha, nuk linte njolla nga make-up-i. Për mua, ajo ka qenë gjithmonë e pastër, jo vetëm në aspektin e parfumit, por në përgjithësi – me flokë të pastra dhe paraqitje të rregullt. Nuk e di çfarë mund të thonë konkurrentët e tjerë të Supernovës, por Brikena ka qenë një nga vajzat më të pastra.”
Ky reagim vjen si një mbështetje e fortë për Brikenën, e cila është përballur me presionin e kritikave të ashpra nga banorë dhe ish-banorë jashtë shtëpisë.
Deklarata e Komanit tregon një anë krejt tjetër të saj nga ajo që u portretizua, duke lënë të kuptohet se akuzat mund të jenë ekzagjeruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
