LAJME / E Mërkurë 9 Shtator 2026, 05:05

Ky është 25 vjçari që mbeti i vd*kur pas përleshjes me ar*ë

25-vjeçari Amir Murati ka mbetur i vdekur mbrëmjen e kaluar pas një përleshjeje me armë zjarri në rrugën e Plastikave në Shkup.

Sipas informacioneve të bëra publike lidhur me rastin, autorët e sulmit dyshohet se kishin pasur cak dy persona të tjerë që ndodheshin në shoqëri me Amirin.

Megjithatë, gjatë përleshjes me armë zjarri, plumbat e kanë goditur 25-vjeçarin, i cili dyshohet se nuk ishte objektivi i sulmit. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e të riut, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të Amir Muratit.