LAJME / E Mërkurë 9 Shtator 2026, 08:08

Shpërthen depozita e karburantit ‘Eida’ te Brryli, shembet një godinë një katëshe!

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti Eida.

Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit, për pasojë është shembur një godinë një katëshe.

Si pasojë e shpërthimit të lënduar kanë mbetur 3 punonjës, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.