
Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, ndërsa emri i tij është përmendur shpesh në diskutimet që lidhen me Soni Malajn.
Këngëtarja, e cila po garon në “Ferma VIP” dhe është afër të qenurit një nga finalistet e këtij edicioni, ka treguar gjatë qëndrimit të saj në fermë se ruan një raport shumë të mirë me Florin, pavarësisht se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar prej vitesh.
Madje, gjatë spektaklit ajo kërkoi një surprizë nga Flori Mumajesi. Kërkesa u realizua në një formë të veçantë, teksa mbi fermë u shfaqën 300 dronë të dedikuar për Sonin.
Ndërkohë që aludimet për raportin mes tyre vazhdojnë, në rrjet është rikthyer në vëmendje një intervistë e vjetër e Flor Mumajesit për “Prive”.
Gjatë rubrikës me pyetje të shpejta, artisti u pyet në mënyrë indirekte edhe për Soni Malajn.
“Soni, të pëlqen? Soni, të luash Soni“, ishte pyetja që iu drejtua, ndërsa ai u përgjigj: “Playstation, e se na ngaterroni ju (qesh). Per Soni po…Eshte nje dashuri e fundit por nuk eshte dashuri e madhe. Me shume eshte nje shkarkim emocional qe bej aty“.
Deklarata ka rikthyer sërish vëmendjen te marrëdhënia që dy artistët kanë pasur në të kaluarën, ndërsa komentet dhe interpretimet e ndjekësve në rrjet vazhdojnë të jenë të shumta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
