SHOWBIZ / E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 22:10

"Unë e bëj një fëmijë..."- Brikena dhe Mateo flasin për krijimin e familjes, dalin në përfundimin se...

Një bisedë në dukje serioze për marrëdhëniet dhe krijimin e familjes është kthyer në një moment ngacmimi mes Mateos dhe Brikenës në oborrin e shtëpisë.

Teksa diskutonin për besimin në çift, Mateo u shpreh se angazhimi i vërtetë vjen me ardhjen në jetë të një fëmije. “E di kur plotësohet 100%? Jo kur bëhesh me burrë… por kur bëhesh me fëmijë, aty pastaj bëhesh ti 100%,” – tha ai.

Brikena ndërhyri për të sqaruar standardet e saj, duke theksuar se krijimi i një familjeje kërkon besim absolut.
Përderisa unë e bëj një fëmijë me një person, atij personi i besoj jo 100%, por 200%,” – deklaroi ajo me bindje.

Këtu Mateo nuk e humbi rastin për të hedhur një batutë, duke e lidhur situatën me veten: “Ou! Qenkam me fat unë!”.

Brikena e kaloi situatën me të qeshur, duke i thënë të mos bëjë lojëra të tilla, ndërsa biseda vijoi mbi përqindjet e besimit që kanë aktualisht për njëri-tjetrin, ku Mateo pretendoi se e ka kaluar fazën e 50%, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE