
Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Megjithatë, duket se familjarët e Ilirit e kanë pritur me sportivitet dhe pa asnjë keqkuptim situatën e krijuar në fermë.
Menjëherë pas transmetimit të momentit, në rrjetet sociale është publikuar videoja e puthjes përmes një postimi të përbashkët mes llogarisë së Mimoza Ahmetit dhe asaj të Ilir Shaqirit, duke treguar se gjithçka është parë si pjesë e lojës dhe spektaklit.
Madje, postimi është shoqëruar edhe me një mesazh domethënës: “Dhe finalja solli pajtimin.”
Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se raporti mes dy finalistëve është përmirësuar ndjeshëm në ditët e fundit të qëndrimit në fermë, ndërsa momenti i dasmës është konsideruar thjesht një pjesë e sfidës së organizuar nga produksioni.
Në prag të finales së madhe, ceremonia simbolike mes Mozës dhe Ilirit ka prodhuar një nga skenat më të komentuara të spektaklit, ndërsa reagimi pozitiv i familjarëve të balerinit duket se ka larguar çdo dyshim apo interpretim përtej kontekstit të lojës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
