SHOWBIZ / E Shtunë 9 Maj 2026, 22:10

U përfol për një lidhje me Diona Fonën, Adioni ‘i hedh benzinë zjarrit’ me këtë veprim ndaj këngëtares!

Gjatë kohës që Adioni ishte pjesë e formatit “Ferma VIP”, në mediat rozë qarkulluan me shpejtësi lajme se ai mund të ishte në një lidhje romantike me këngëtaren e njohur Diona Fona.

Ndonëse pas eliminimit të tij nga gara ai zgjodhi të mos jepte asnjë koment për të sqaruar këto zëra, një veprim i tij i fundit në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat.

Ditën e sotme, Adioni ka ndarë në Instastory-n e tij projektin më të ri muzikor të Dionës.

Ai e ka shoqëruar videon me fjalët “2026 banger” dhe urime për dyshen. Edhe pse në postim duket qartë se Adioni ka qenë vetë producent i kësaj kënge (duke justifikuar kështu mbështetjen e tij profesionale), ky dedikim publik i ka “hedhur benzinë zjarrit” për sa i përket thashethemeve për një lidhje mes tyre.

Kjo lëvizje vjen në një moment mjaft interesant, pasi pikërisht mbrëmjen e djeshme u eliminua nga “Ferma VIP” edhe Ola.

Të gjithë fansat e programit janë në pritje të një romance mes tyre jashtë shtëpisë. Kjo pritshmëri vjen pas atij momenti romantik natën e eliminimit të Adionit, ku ai e puthi Olën në buzë dhe i premtoi publikisht se do ta priste jashtë.

Dhe në fakt, ai e mbajti fjalën: sapo Ola doli mbrëmë nga shtëpia pas vendimit të publikut, Adioni e priti në studio dhe të dy e ndoqën vazhdimin e spektaklit pranë njëri-tjetrit.

Me dy vajza të njohura në “lojë” dhe me Olën tashmë të lirë nga izolimi i fermës, vëmendja e publikut është e gjitha te Adioni.

Mbetet për t’u parë nëse postimi për Dionën ishte thjesht një suport mes kolegësh muzike, apo nëse romanca e lënë pezull me Olën do të nisë zyrtarisht tani që të dy janë jashtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE