
Pas ndërprerjes së garës dhe largimit nga “Ferma VIP”, Indri ka qenë i ftuar në “Ferma Club”, ku ka ndarë përshtypjet e tij për ish-kolegët dhe ka zbuluar emrin e personit që dëshiron të shpallet fitues i këtij edicioni.
I pyetur drejtpërdrejt se kush meriton ta çojë trofeun në shtëpi, ai ka veçuar pa hezituar shkrimtaren Mimoza Ahmeti, duke vlerësuar qëndrimin dhe natyrën e saj përgjatë javëve të bashkëjetesës.
Për Mozën, Indri u shpreh:
“Moza është personi më pozitiv, më autentik që mund të ekzistojë aty brenda. Ajo siç e tha dhe mbrëmë, bën performanca, por brenda atyre performancave ka një autenticitet të saj që është diçka shumë interesante. Moza është shpirt.”
Largimi i Indrit erdhi pas një nominimi kokë më kokë me Klevisën, moment ky që e shtyhu atë të merrte vendimin për të lënë përfundimisht shtëpinë, duke u kthyer tashmë në një vëzhgues të thjeshtë të lojës nga jashtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
