SHOWBIZ / E Mërkurë 4 Shkurt 2026, 21:09

U eliminua mbrëmë, Stelina zbulon veprimin që i bëri gruaja e Mirit

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” vetëm pak orë pas eliminimit, Stelina ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e Keijsit lidhur me besnikërinë e këngëtarit Miri.

Debati e ka zanafillën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Keijsi pretendoi se Miri blinte lule për gra të tjera, duke theksuar se këtë informacion e kishte mësuar nga vetë Stelina, një qëndrim që ai e mban edhe pas daljes nga shtëpia.

Gjatë intervistës, ish-banorja e cilësoi këtë histori si një “sajesë të madhe” dhe theksoi korrektesën e këngëtarit ndaj familjes.

Për të vërtetuar se akuzat nuk kanë ndikuar në realitetin e tyre familjar, Stelina zbuloi se bashkëshortja e Mirit kishte vizituar biznesin e saj pikërisht ditën e sotme.

“Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe”, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Stelina mbylli diskutimet mbi këtë temë, duke konfirmuar se marrëdhëniet mes palëve të përfshira jashtë shtëpisë mbeten të pandryshuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE