SHOWBIZ / E Shtunë 9 Maj 2026, 10:10

Thumb ndaj Arbanës? Mesazhi i familjes së Olës po bën xhiron e rrjetit

Familja e Olës ka reaguar për herë të parë pas situatës së bujshme që përfshiu ish-banoren e “Ferma VIP” dhe moderatoren

Arbana Osmani. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, të afërmit e Olës kanë bërë thirrje për më shumë mirëkuptim dhe më

pak gjuhë urrejtjeje ndaj saj.

Në deklaratën e publikuar, familjarët shprehen se këto ditë kanë qenë tepër të vështira emocionalisht dhe se Ola tashmë ka

dhënë shpjegimin dhe ndjesën e saj për situatën e krijuar. Ata theksojnë se publiku duhet t’i japë mundësinë të tregojë anën e

saj më të mirë dhe të mos gjykojë me fyerje apo sulme personale.

“Gabimet falen, jeta vazhdon. Ferma do mbarojë dhe secili do marrë atë që meriton”, shkruhet në një nga mesazhet, ndërsa

familja kërkon që të mos përfshihen familjarët në debatet dhe komentet negative që po qarkullojnë online.

Në fund, ata dhanë edhe një mesazh me nota thumbuese, duke shkruar: “Nuk ka rëndësi çfarë ju thuhet, por si reagoni kur ju thuhet”, një frazë që ndjekësit e kanë interpretuar si një reagim indirekt ndaj Arbana Osmani dhe gjithë situatës së krijuar në rrjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE