
Një futbollist 35-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ka helmuar një bashkëlojtar gjatë një udhëtimi të ekipit në Drezden.
Viktima, Filip 30 vjeç, u sëmur gjatë udhëtimit dhe humbi jetën një ditë më vonë në spital.
Autopsia zbuloi se shkak i vdekjes ishte helmimi, ndërsa fillimisht familjarët kishin dyshuar për helmim nga ushqimi. Hetimet më pas çuan te shoku i tij i skuadrës, i identifikuar si Marius.
Prokuroria dyshon se ngjarja mund të ketë qenë një akt hakmarrjeje.
Sipas raportimeve lokale, dy futbollistët kishin pasur konflikt për një grua, ndërsa 35-vjeçari, që ndodhet në paraburgim, nuk ka dhënë deklaratë për akuzat.
