SHOWBIZ / E Premte 19 Qershor 2026, 15:03

"Të qanë të gjithë nënat shqiptare"/ Selvije Jao paralajmëron këngën e fundit të Shpat Kasapit (Video)

Një mesazh rrëqethës dhe plot dhimbje është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e të ndjerit, Shpat Kasapi. Përmes një video në “Instastory” me një pamje nga retë gjatë një fotoje nga avioni, Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit një projekt mjaft të veçantë e të ndjerë që Shpati kishte lënë pas.

Bëhet fjalë për një këngë të titulluar “NANA”, e cila trajton një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë shqiptare: kurbetin dhe mallin e nënës për djalin.

“Ah Shpat… Të qanë të gjitha nënat shqiptare, dhe sot po i lë botës një këngë që flet për mallin e një djali në gurbet, që ëndërron ditën kur do të kthehet e do ta gjejë nënën duke e pritur,” shkruan ajo në nisje të mesazhit.

Më tej, ajo shton se kjo këngë sot merr një peshë edhe më të rëndë, duke pasur parasysh ikjen e parakohshme të artistit:

“Sa e rëndë tingëllon sot kjo këngë… sepse një nënë ende pret zërin e djalit të saj, përqafimin e tij dhe trokitjen e tij në derë …”

Në mbyllje të dedikimit, bashkëshortja e tij thekson se publikimi i këtyre materialeve “në sirtar” është një amanet dhe një detyrë për të mbajtur gjallë kujtimin dhe zërin e tij.

“Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë, dhe edhe pse zemra më dhemb, e ndiej se kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh. Së shpejti në YouTube ‘NANA’.”

Projekti pritet të lançohet së shpejti në platformën YouTube dhe padyshim do të jetë një dedikim i ndjerë që do të prekë zemrat e të gjithë artdashësve dhe atyre që e deshën muzikën e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE