SHOWBIZ / E Enjte 14 Maj 2026, 10:10

Të gjithë sytë nga Vjena, Alis performon sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision me këngën “Nan”

Arena Wiener Stadthalle në Vjenë është mbushur me ngjyra dhe emocione për hapjen e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest, një nga eventet më të mëdha muzikore në Evropë, që këtë vit ka mbledhur mijëra tifozë nga e gjithë kontinenti.

Me moton “Të Bashkuar nga Muzika”, 35 vende konkurojnë për kurorën e Eurovizionit, ndërsa ky vit shënon rikthimin e Austrisë si vend mikpritës pas 11 vitesh, falë fitores së JJ në vitin 2025. Shqipërinë këtë vit e përfaqëson këngëtari Alis me këngën “Nan”, një këngë me mesazh të fuqishëm për figurën e nënës në familjen shqiptare.Performanca e Alis është vlerësuar si një kombinim i thjeshtësisë së tekstit dhe një motive të thellë muzikor, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC.

Për të mbështetur Alis në kualifikimin për në finalen e madhe, votimi i diasporës është thelbësor. Vendet pjesëmarrëse mund të votojnë duke përdorur numrin 13, kodin e këngës së Alis, ndërsa vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë më 14 maj gjatë gjithë ditës, pas transmetimit live të performancës.

Shqipëria synon të kualifikohet në finalen e së shtunës, një garë që sjell në një skenë artistë nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke krijuar një spektakël unik muzikor dhe kulturor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE