SHOWBIZ / E Hënë 31 Korrik 2023, 22:10

Të dua shqipe, Bebe Rexhën e presin me flamur shqiptar në Gjermani

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke mbajtur këto ditë turneun e saj në disa vende të Evropës.

Teksa ka performuar para publikut gjerman, Bebe është pritur me entuziazëm të madh nga fansat.

Artistja ndau një video ku një fans shqiptar e ka surprizuar me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqip duke thënë “Të dua shqipe”.