SHOWBIZ / E Diel 28 Dhjetor 2025, 23:11

Stenaldo shpërthen ndaj Brikenës dhe vendos kufijtë para të gjithëve (VIDEO)

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në shtëpi, ku Stenaldo ka shpërthyer ndaj Brikenës pas një insistimi të vazhdueshëm nga ana e saj për ta ndihmuar, pavarësisht se ai i kishte bërë të qartë më herët se kjo gjë e bënte të ndihej keq dhe i bezdisur.

Sipas pamjeve, Brikena ka vijuar me të njëjtën sjellje edhe sot, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të Stenaldos. I revoltuar, ai ka ngritur zërin dhe i ka vendosur qartë kufijtë, në një moment kur të gjithë banorët ishin të mbledhur dhe po dëgjonin situatën.

Nga ana tjetër, Brikena është shfaqur e prekur emocionalisht, duke i kërkuar Stenaldos të kërkonte falje, duke pranuar se veprimi i saj mund ta ketë përkeqësuar situatën. Megjithatë, Stenaldo ka qëndruar i vendosur këtë herë, duke mos tërhequr qëndrimin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Momentet kanë krijuar tension të fortë në shtëpi dhe reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa videoja e ngjarjes pritet të ngjallë diskutime të shumta në rrjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE