
Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e një gruaje në Shkozet të Durrësit.
Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, kur pas një konflikti në familje, burri dyshohet se ka përdorur thikën ndaj bashkëshortes së tij, duke e plagosur në trup.
Pas alarmit për ngjarjen, në adresë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Gruaja është marrë nga vendngjarja dhe është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Rrethanat e sakta të konfliktit dhe motivet që çuan në përdorimin e thikës nuk janë ende të qarta. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të gruas apo nëse autori i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
