
Një 17-vjeçar irlandez ka humbur jetën tragjikisht gjatë pushimeve në Greqi, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po bënte dush në një banesë të marrë me qira në ishullin Kimolos, në Detin Egje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 gusht. Sipas policisë greke, adoleshenti u rrëzua menjëherë pas goditjes elektrike, ndërsa dyshimet e para lidhen me një defekt në instalimet elektrike të shtëpisë.
Autoritetet kërkuan menjëherë ekspertizë teknike për sistemin elektrik të banesës, ndërsa hetimet janë përqendruar te gjendja e instalimeve dhe masat e sigurisë. Sipas të dhënave paraprake, instalimet elektrike të shtëpisë dyshohet se nuk ishin rinovuar prej dekadash, ndërsa paneli elektrik mund të mos ketë pasur një mekanizëm sigurie që të ndërpriste furnizimin në rast të një anomalie.
Autopsia e trupit të 17-vjeçarit pritej të kryhej në një spital në Pire, pranë Athinës, ndërsa burime spitalore kanë bërë të ditur se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak i shkaktuar nga goditja elektrike. Familja e të riut kishte lidhje të forta me ishullin Kimolos, pasi nëna e tij është me origjinë nga zona dhe familja e vizitonte rregullisht ishullin.
Kryebashkiaku i Kimolosit, Kostas Vendouris, tha se komuniteti i vogël prej më pak se një mijë banorësh ndodhet në zi dhe tronditje pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa familjes i është dhënë mundësia të caktojë edhe një ekspert të pavarur teknik për të ndjekur procesin hetimor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
