
Një debat i ashpër ka ndodhur mesditën e sotme mes banorëve të “Big Brother”, shkak për të cilën është bërë deklarata e Rogertit i cili u shpreh me bindje të plotë se ai është aryseja se pse Kristi la përgjysmë lojën e tij.
“Unë e kam nxjerrë Kristin jashtë se e kam provbokuar shumë herë. Që nga pyetja për orientimin e tij seksual e për shumë gjëra të tjera” u dëgjua të thoshte Rogerti gjatë debatit.
Menjëherë pas deklaratës së tij banorët i janë kundërpgjigjur duke hedhur poshtë pretendimet e tij.
Ndërsa në një moment Stenaldo i kthehet Rogertit duke i thënë se ai mori vëmendje falë tij, zënkave mes tyre dhe ofendimeve që ai ka bërë ndaj banorëve.
“Ti fitove popullaritet në kurrizin tim” i kthehet Stenaldo Rogertit.
Rogerti nga ana e tij e mohon këtë gjë ndërsa shton se Stenaldo ka bërë gabime dhe ai vetëm ia ka nxjerr në pah.
“Unë këtu kam treguar veten në 360 gradë” përgjigjet Rogerti.
Sakaq kujtojmë se në nominim kokë më kokë janë Mateo dhe Stenaldo, në mesin e të cilëve njëri prej tyre pritet që ditën e nesërme të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiziv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
