SHOWBIZ / E Hënë 20 Janar 2025, 14:02

Sot mësohen finalistët e fundit, juria e “Albania’s Got Talent” do të zgjedhë mes 10 konkurrentëve

Rrugëtimi i konkurrentëve të spektaklit “Albania’s Got Talent” po i afrohet fundit. Sot do të mbahet gjysmëfinalja e katërt, nga e cila do të shpallen dhe dy finalistët e radhës.

Teksa na ndan vetëm një javë nga finalja e madhe publiku pret me padurim se kush do të jenë dy talentet e mbrëmjes që do tu bashkohen finalistëve të zgjedhur nga tri gjysmëfinalet e mbajtura, por dhe atyre që janë bërë pjesë përmes butonit të artë në netët e audicioneve.

Këto përzgjedhje mbeten sfiduese për Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizon, pasi do duhet të  që të zgjidhnin mes më të mirëve.

Edhe kjo gjysmëfinale e katërt premton surpriza dhe performanca që vetëm spektakli “Albania’s Got Talent” di të sjellë.

Ethet e garës, konkurrenca e fortë dhe dëshira për të qenë pjesë e finales do t’i bëjë 10 konkurrentët e fundit të japin më të mirën e tyre./ Vizion Plus