SHOWBIZ / E Premte 5 Qershor 2026, 20:08

Soni dhe Flori sërish në krahët e njëri-tjetrit? Ja si reagoi Arbana Osmani pas surprizës mahnitëse

Surpriza spektakolare me 300 drona për Soni Malajn në “Ferma VIP”, e cila u konfirmua se u organizua nga ish-partneri i saj, Flori Mumajesi, ka ndezur shpresat e publikut për një rikthim të mundshëm të dyshes nostalgjike.

Teksa rrjeti po “zien” nga dëshira për t’i parë sërish bashkë në krahët e njëri-tjetrit, vëmendje të madhe ka marrë edhe reagimi i moderatores dhe autores së njohur, Arbana Osmani.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka ndarë videon e momentit magjik ku dronat ndriçonin qiellin e fermës. Përbri videos, ajo ka shkruar: “Flor Mumajesi, s’ka si ti”.

Sidoqoftë, gjesti i Florit mbetet një nga temat më të diskutuara, duke lënë derën hapur për çdo aludim mbi të ardhmen e dyshes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE