SHOWBIZ / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 18:06

Skandal në BBVA, Rogerti prek nga të pasmet Gretën?

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka dalë tërësisht jashtë kontrollit, duke shënuar një nga incidentet më të rënda dhe të paprecedenta të këtij edicioni.

Ajo që nisi si një akuzë e rëndë për prekje të papërshtatshme, ka degraduar brenda pak minutash në ofendime të rënda dhe në një akt të shëmtuar fizik.

Gjithçka ka nisur nga një përplasje e fortë mes Gretës dhe Rogertit. Greta ka shpërthyer ndaj banorit, duke pretenduar se ai e ka prekur në të pasme.

“Po si i fut duart në vithe… O manjak!” – dëgjohet t’i thotë ajo e revoltuar. Nga ana tjetër, Rogerti e ka mohuar kategorikisht veprimin, duke u justifikuar se thjesht ishte duke marrë ujin: “Jo, jo. Mora ujin moj.”

Në këtë moment tepër të tensionuar, Juela ka ndërhyrë duke ironizuar dhe provokuar hapur Gretën: “Vazhdo, bravo, jepi Greta… Kush të preku? Ik moj e turpshme!”. Kjo ndërhyrje ka ndezur gjakrat mes vajzave.

Greta e ka kthyer tërësisht shënjestrën nga Juela duke i thënë: “Duart jo te vithet e mia, ti duhet t’i fusësh te Juela, ok!” Ndërkohë, ofendimet mes tyre nuk kanë kursyer as fjalë si “O zhulse”.

Inati i akumuluar nga ky debat nuk është shuar aty. Vetëm pak momente më vonë, teksa disa nga banorët ndodheshin në ambientet e jashtme pranë pishinës, situata ka agravuar fizikisht.

Greta i është afruar me shpejtësi dhe në mënyrë agresive Juelës. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, Greta ka kaluar çdo limit të tolerancës duke e pështyrë Juelën drejtpërdrejt në fytyrë.

Ky veprim, i cili përbën një shkelje flagrante të rregullores së formatit, ka shokuar banorët e tjerë dhe publikun.

Tashmë, sytë janë nga Vëllai i Madh: a do të ketë një Zarf të Zi për përjashtim të menjëhershëm pas këtij akti të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE