SHOWBIZ / E Hënë 8 Shtator 2025, 15:03

“Si mund ta hedhë dikush në plehra dashurinë?”/ Flori Mumajesi habit me postimin, nxjerr fjalët e Elvana Gjatës: A do që ...

Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh është larguar nga skena dhe projektet e reja muzikore. Madje edhe postimet në rrjetet sociale janë të rralla.

Së fundmi, këngëtari ka bërë një postim në “Instastory”, duke marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Mumajesi ka publikuar një audio paksa të çuditshme, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.

Ndërkohë një zë tjetër përgjigjet: “Se di”.

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.

Më pas një zë dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.

E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:

“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.

Ky postim i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij dhe jo vetëm, të cilët presin ndonjë reagim tjetër të Mumajesit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE