
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania”, Mikela Pupa, ka ndarë së fundmi një përvojë mjaft personale lidhur me periudhën e shtatzënisë dhe sfidat me të cilat është përballur në rrjetet sociale.
E ftuar në një emision televiziv në ekranin e MCN, ajo ka folur hapur për ndryshimin drastik në peshë dhe komentet ofenduese që ka marrë nga ndjekësit në atë periudhë të ndjeshme.
Duke detajuar rrugëtimin e saj që nga momenti i shtimit të kilogrameve deri te rikthimi në format e mëparshme pas lindjes, Mikela theksoi se nuk e kishte kufizuar veten në ushqim.
Ajo sqaroi edhe regjimin e ndjekur pas sjelljes në jetë të vajzës.
Gjatë intervistës së saj, ish-banorja u shpreh saktësisht: “Unë shtova shumë, nuk u kurseva fare në të ngrënë dhe shkova 95 kg. 55-56kg ka qenë pesha ime. Dhe vajza ime lindi e shëndetshme, diku te 4 kg. Pasi linda nuk më erdhi qumështi nga lindja çezarjane dhe i vura vetes kusht dhe bëja fasting, dhe në momentin që u dobësova shkova 60 kg dhe erdhëm në vete. Mbaj mend kam hedhur një video dhe komentet ishin të tmerrshme: Është bërë si lopë…Dhe isha ‘jam shtatzënë’.”
Kujtojmë se ky rrëfim risjell në vëmendje fenomenin e bullizmit kibernetik me të cilin përballen shpesh personazhet publike, veçanërisht kur ndajnë momente delikate dhe ndryshime fizike të pashmangshme gjatë shtatzënisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
