
Fjolla Morina sigurisht nuk mund të thoshte fjalë tjetër përveçse “po”.
Partneri i saj Fisnik Syla i ka bërë sot një propozim madhështor këngëtares kosovare duke e mahnitur me surprizën. Ata ndodhen në Maldive dhe Fisniku kishte përgatitur një ceremoni shumë përrallore për Fjollën. Ai i ulet në gjunjë dhe i propozon, teksa i vë unazën në gisht.
Fjolla së fundmi ka qenë shumë e komentuar nëpër media sociale, pasi bëri bujë duke u arratisur nga shtëpia që ishte vendosur në Kukës, pas masës “arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata.
Ajo u kap në doganën e Morinës me 2 pistoleta dhe fishekë luftarakë, teksa shoqërohej nga partneri i saj aktual Fisnik Syla dhe një person tjetër. Sot ndodhet në arrati, por gjithçka po shkon mirë për të, pasi është zyrtarisht e martuar dhe pret të bëhet nënë për herë të parë.
